Rreth Nesh

ChefMe ka lindur nga një nevojë e thjeshtë, por thelbësore si dëshira për të ngrënë shëndetshëm dhe kur koha e mundësitë janë të kufizuara.  Ndërsa shpesh bënim zgjedhje të shpejta dhe jo gjithmonë të shëndetshme, ëndrra jonë ishte të kishim mundësinë të ushqehemi mirë, pa sakrifikuar kohë e para dhe sidomos duke kënaqur shijet dhe kërkesat e të gjithë anëtarëve të familjes sonë.

  

Kështu lindi ChefMe – një shërbim i veçantë i Meal Kit Delivery në Shqipëri, që sjell për të gjithë ju shumëllojshmëri recetash me përbërësit e nevojshëm të përzgjedhur ndër produktet më cilësore shqiptare. Të gjitha ju vijnë  të lara dhe të dozuara sipas gramaturës së recetës, gati për t’u përgatitur me dashuri nga ju.


Ne punojmë direkt me fermerët shqiptarë për të siguruar përbërës të freskët, organikë dhe pa pesticide, duke sjellë në çdo vakt freskinë dhe sigurinë që meritoni. Me ChefMe, ju thjesht hapni kutinë, ndiqni hapat e recetës dhe përgatisni një vakt të shëndetshëm dhe të shijshëm.

E thjeshtë, e shëndetshme, dhe gjithmonë e besueshme!


P.S. Mos harroni që tek ChefMe, Shefi Je Ti! 

Si Funksionon?

Zgjidh paketën

Zgjidh paketën më të përshtatshme për ty, bazuar në numrin e personave dhe recetave në javë.

Zgjidh Recetat

Zgjidh kategorinë dhe recetat që dëshironi për javën.

Përgatiteni dhe shijojeni ushqimin

Përgatit recetën tënde në bazë të udhëzimeve hap pas hapi.