

E vlerësojmë mendimin tuaj
Nëse keni një sugjerim, ankese apo pyetje në lidhje me ChefMe, ju mund të na kontaktoni pa hezitim. Do të bëjmë të pamundurën që t’ju përgjigjemi sa më shpejtë.


Si mund t'ju ndihmojmë?
Më poshtë gjeni përgjigjet tona për pyetjet më të shpeshta nga ju. Nëse keni ndonjë pyetje që nuk gjeni përgjigje më poshtë, jeni të mirepritur të na shkruani një e-mail nëpërmjet hapësirës më poshtë. Do të bëjmë më të mirën tonë që t’ju përgjigjemi sa më shpejtë.
Tek ChefMe punojmë shumë që të sjellim tek ju përbërësit më cilësor me çmimin më të arsyeshëm. Një nga format se si arrijmë ta bëjmë këtë është duke kursyer në shpenzime si dërgesa apo paketimi i produkteve. Dërgesa e vetëm një recete me korrier arrin kosto të pa arsyeshme për të dyja palët, prandaj porosia minimale që ne kemi vendosur është 3 receta për 2 persona.
Për të bërë porosi tek ChefMe është shumë më e thjeshtë se që mund ta mendoni.
Tek hapësira Porosit Meal Kit do të përzgjidhni numrin e personave (për sa persona dëshironi që të jetë dozimi i recetave) dhe numrin e porosive për javën.
Pas përzgjedhjes së tyre, tek faqja e rradhës do të përzgjidhni recetat që dëshironi për atë javë.
Nëse nuk jeni një klient i regjistruar, në hapin e rradhës do ju kërkohet të hapni llogarinë tuaj dhe të shtoni të dhënat tuaja për porosinë.
Hapi i fundit është pagesa. Ju mund të përzgjidhni ta bëni pagesën me kartë ose pagësë Cash në momentin që merrni porosinë.
Përbërësit e recetave tuaja pastrohen dhe paketohen direkt para dërgesës së porosisë. Të gjitha produktet e mishit ambalazhohen në paketim me vakum, për sigurinë maksimale. Porositë dërgohen menjëherë pas ambalazhimit dhe me qese akulli për të ruajtur freskinë deri në momentin e dorëzimit.